Ballina Showbiz Loredana tregon gjininë e fëmijës që pret

Loredana tregon gjininë e fëmijës që pret

Çdo grua në botë pasi provon ndjesinë e të bërit mama e kupton më së miri mamanë e vet. Kështu po ndodh dhe me reperen Loredana, e cila pret fëmijën e saj të parë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Loredana ka treguar me kode gjininë e fëmijës që pret. Në foto Loredana ka shkruar gjermanisht:
“Vajza e një nëne të mirë do të bëhet nëna e një vajze të mirë”.

Kjo është një shenjë nga ana e reperes që fëmija që pret mund të jetë vajzë. Mozzik dhe Loredana do të bëhën prindër për herë të parë.