Ballina Showbiz Loredana e Mozzik bëhen prindër për herë të parë

Loredana e Mozzik bëhen prindër për herë të parë

Mozzik dhe Loredana janë bërë sot prindër për herë të parë. Çifti për muaj me radhë është përpjekur ta mbajnë të fshehtë shtatzaninë.

Loredana ditën e djeshme postoi një foto në Instagram ku lajmëronte se në vitin 2019 do të behej nënë e një vajze. Por me sa duket vogëlushja të cilën e pagëzuan me emrin Hana erdhi në jetë pikërisht ditën e djeshme më 18 dhjetor. Në fillim ishte Mozzik ai që postoi foton e parë të vajzës në Instagram bashkë me dedikimin dhe emocionin e parë për të bijën.

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë, e fëmijën e parë,” – shkruan këngëtari në Instagram.

Dhe pas tij, edhe Loredana për ndjesinë që i solli statusi tjetër dhe më i bukur i jetës së saj.

“Miqtë e mi vajza ime Hana është këtu… Dua t’ju them se jam njeriu më i lumtur në botë. Nuk e di cili është qëllimi juaj në jetë, por i imi gjithmonë ka qenë familja. Kam punuar gjatë gjithë këtij viti, ndërkohë që Hana ishte në barkun tim. Faleminderit Zotit dhe cilitdo që më ka bërë të ndihem mirë gjatë shtatzanisë, edhe pse shumë nga ju nuk e dinin,” – shkruan Loredana në Instagram.