Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar Londra,  mundi Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion duke u renditur qyteti më i mirë në botë për vitin 2019.

Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019.

Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.

Londra kryesoi në renditjen e 100 qyteteve me performancën më të mirë në botë, falë parqeve të saj luksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmuara si dhe përzierjes eklektike të restoranteve.

Kryeqyteti francez, Paris vijon i dyti në renditje, ndërsa Nju Jorku i treti dhe Tokio u rendit i katërti.