Ballina BOTA Londër, studentët e huaj mund të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar edhe...

Londër, studentët e huaj mund të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar edhe dy vjet pas diplomimit

Si për të qetësuar frikërat e një kufiri të mbyllur pas Brezit. Kryeministri Boris Johnson ka vendosur të lehtësojë kufizimet në politikat e imigracionit ndaj shumë studentëve të huaj të regjistruar në universitetet britanike.

Sipas rregullave të reja të Ministrisë së Brendshme, të diplomuarit do të jenë në gjendje të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar një vend pune, çfarëdo që të jetë, për 2 vjet pas përfundimit të studimeve të tyre.

Vendimi i fundit është një rikthim në politikat që u anuluan në vitin 2012 kur Theresa May, vendosi të ulë afatin kohor të qëndrimit të studentëve të huaj në vetëm 4 muaj, duke e konsideruar vizën 2-vjeçare “shumë bujare”.

 

Kryeministri Johnson sqaroi se falë këtij ndryshimi studentët e “universiteteve të njohura britanike” do të jenë në gjendje të “zhbllokojnë potencialin e tyre dhe të fillojnë karrierën në Britani”

“Kontributi i rëndësishëm që studentët ndërkombëtarë japin për vendin tonë dhe universitetet tona është edhe kulturor, edhe ekonomik”, tha sekretari i shtetit i arsimit, Gavin Williamson, sipas të cilit masa do të “sigurojë që sektori ynë prestigjioz të arsimit të lartë mund të vazhdojë të tërheqë talentet më të mirë nga e gjithë bota”.

Ligji, i cili gjithashtu eliminon çdo kufizim të numrit të vizave që mund të jepen dhe që do të hyjnë në fuqi nga viti 2020, është mirëpritur nga universitetet britanike që luftojnë për vite me radhë kundër kufizimeve.

Alistair Jarvis, numri një i Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar, një shoqatë që përfaqëson 130 institucione, ka argumentuar se ligji i ri do ta bëjë përsëri Britaninë e Madhe “një destinacion të studimeve të nivelit të parë”, duke theksuar se “provat tregojnë se studentët ndërkombëtarë japin kontribute të rëndësishme sociale si dhe një kontribut të madh ekonomik, afro 26 miliardë paund”.

Studentët jo të BE-së janë një burim fitimprurës fondesh për universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi paguajnë tarifa të plota shkollimi.

Vitin e kaluar në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar kishte rreth 460 mijë studentë ndërkombëtarë, pa llogaritur ata që vijnë nga BE, një numër që u rrit me disa pikë përqindje krahasuar me vitin 2012.