Ballina BOTA Londër, Mel B, këngëtarja e ish-grupit Spice Girls, i nënshtrohet operacionit

Londër, Mel B, këngëtarja e ish-grupit Spice Girls, i nënshtrohet operacionit

Këngëtaria e ish-grupit Spice Girls, Melanie Brown i është nënshtruar një operacioni në dorën e djathtë pas një aksidenti, i cili përveç dorës i shkaktoi edhe dy brinjë të thyera, njofton shtypi Londinez.

Brown, i njohur si Mel B, ka postuar në Instagram një fotografi të saj së bashku me një mesazh falenderimi për stafin e spitalit.

“Dora ime e djathtë është e fashuar dhe po përpiqem të shëroj brinjët e mia të thyera, por unë jam në duar super të sigurta me kujdesin e të gjithëve këtu në spital,”-shkruan këngëtarja.

Disa orë më vonë, 43-vjeçarja postoi një foto duke e treguar atë në një dhomë spitalore me shoqet e Spice Girls, Geri Horner, Emma Bunton dhe Melanie Chisholm.
Katër këngëtaret kanë planifikuar një turne ribashkimi, pa Victoria Beckham, vitin e ardhshëm.