Londër, kryeministrja May sfidon Corbyn në debat për Brexit

26

Kryeministrja britanike Theresa May ka ndërmarrë një turne në të gjithë Mbretërinë duke filluar nga Uellsi, për informimin qytetar mbi marrëveshjen e arritur me BE mbi Brexit, dhe njëkohësisht ka përsëritur sfidën e kreut të laburistit, Jeremy Corbyn, për një debat televiziv.

“Unë mendoj dhe besoj se kjo marrëveshje është e drejtë për Mbretërinë e Bashkuar dhe jam gati edhe për një debat me Jeremy Corbyn,” – shkruan May dy javë përpara votimit të ratifikimit më 11 dhjetor nga Dhoma e Komuneve.

Sipas një studimi të Institutit për Studime Fiskale, Brexit mund të ulë me 5,5 përqind ekonominë britanike në 10 vjet.