Ballina BOTA Londër, kryeministrja May këmbëngul: Asnjë plan B pas marrëveshjes me BE

Londër, kryeministrja May këmbëngul: Asnjë plan B pas marrëveshjes me BE

Mediat vendase njoftuan sot se kryeministrja britanike, Theresa May këmbëngul për moszbatimin e asnjë plani B mbi Brexit, pas marrëveshjes së divorcit me BE-në.

May duket ende e bindur për ta fituar betejën me Parlamentin, që votimin për marrëveshjen do ta zhvillojë më 11 dhjetor, pavarësisht parashikimeve pesimiste dhe përjashton një kompromis me opozitën laburiste për një model hipotetik norvegjez, që do ta linte Londrën në tregun e përbashkët me unionin.

Konservatori i linjës së ashpër, Jacob Rees-Mogg, i cili nuk ishte dakord me marrëveshjen me BE-në, akuzoi kryeministren May se po kërkon të terrorizojë vendin.