Ballina Aktualitet Londër, kreu Balla: Të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit

Londër, kreu Balla: Të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla që prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për një vizitë pune.

Gjatë kësaj vizite kryetari i deputetëve socialistë po zhvillon një sërë takimesh në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër.

“Detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kam besim se Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore do të miratohet brenda Krishtlindjeve,” – tha Balla.