Ballina Aktualitet Londër, Balla për reformën zgjedhore: Shpresoj të votohet para Krishtlindjeve

Londër, Balla për reformën zgjedhore: Shpresoj të votohet para Krishtlindjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ka deklaruar pas një takimi me pjesëtarë të komunitetit dhe anëtarësisë së Partisë Socialiste, se drafti i reformës zgjedhore do mund të votohej përpara Krishtlindejeve.

“Unë dua të ndaj me ju bindjen se ne kemi arritur tashmë në një draft të përbashkët që na bashkon në pjesën më të madhe të reformës zgjedhore, që besoj dhe shpresoj që do të votohet përpara Krishtlindjeve. Drafti ka të integrura në tërësi të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit, në një fazë të menjëhershme të rakordojmë të gjitha ndryshimet, pasi vota e shqiptarëve jashtë territorit do të kërkonte edhe ndryshime kushtetuese të cilat ne si Parti Socialiste jemi gati dhe presim t’i bëjmë,” – u shpreh Balla.

Gjatë vizitës në Londër, ai zhvilloi një sërë takimesh edhe në Parlamentin britanik dhe me komunitetin dhe anëtarë të Partisë Socialiste, të cilët ngritën edhe çështjen e votimit në distancë.