Ballina BOTA Londër, arrestohet pak minuta para se të ngrinte avionin piloti i dehur...

Londër, arrestohet pak minuta para se të ngrinte avionin piloti i dehur japonez

Një pilot japonez është arrestuar në Heathrow aeroportin më të madh të Britanisë së Madhe për shkak se ka qenë i dehur. Katsutoshi Jitsukawa 42 vjeç pilot i “Japan Airliness”  u arrestua më 28 tetor dhe pritet të dënohet në Gjykatën e Koronave Isleworth më 29 nëntor. Pasi i është bërë testi i alkolit u pa se kishte 189 mg alkool për 100 ml gjak në organizëm nga 20 mg që parashikon ligji.

Televizioni japonez NHK njoftoi se kishte qenë shoferi i autobuzit që transportonte ekuipazhin që e kishte pikasur pilotin e dehur që duhej të fluturonte për në Japoni me JAL JL44. Ndaj edhe avioni u ngrit me një vonesë për rreth 69 minuta.

Kompania JAL kërkoi publikisht falje duke theksuar se “siguria mbetet përparsia jonë më e madhe”