Ballina Kuriozitete Lloji i kafesë që pini tregon personalitetin tuaj

Lloji i kafesë që pini tregon personalitetin tuaj

Pothuajse të gjithë preferojnë ta nisin mëngjesin me një filxhan kafe, por a e dinit se lloji i kafesë që pini është një tregues i personalitetit tuaj ?

Dr. Gary L. Ëenk shkruan në librin e tij “Psikologji ” se: “Kafeja më bën të ndihem mirë, sepse ajo mund të përshtatet me pothuajse çdo sistem shpërblimesh që kemi zhvilluar në trurin tonë”.

Pra sipas studimeve ekziston një lidhje mes mendjes dhe personalitetit tonë. Le të përmendim disa prej tyre më poshtë:

Ekspres

Nëse pini ekspres, ju cilësoheni si një  një lider i lindur natyrshëm. Ju punoni shumë, keni një zell natyral dhe frymëzoni të tjerët, si në punë ashtu edhe në jetën shoqërore. Natyrisht, një person që pi ekspres gëzon shijen e kafesë dhe pëlqen ti ketë gjërat e qarta dhe të drejtpërdrejta.

Dopio Ekspres

Nëse pini një dopio ekspres ju besoni tek logjika. Jeni një person shumë praktik dhe nuk jeni subjekt i fasadave si disa nga miqtë tuaj. Ashtu si njerëzit që pijnë ekspres të rregullt, ju jeni person shumë i vështirë. Kafeja ju ndihmon të përqendroheni dhe të përfundoni ditën tuaj me mënyrë të përkryer logjike!

Kafe me qumësht

Nëse pini kafe me qumësht, mund të keni probleme me marrjen e vendimeve. Në fakt, natyra juaj është e tillë që ju mendoheni shumë dhe preferoni që imagjinata juaj ti konsiderojë të gjitha opsionet në një mënyrë të “relaksuar”. Për shkak se pini kafe me qumësht, ju pëlqen rehatia. Kafja juaj në mëngjes është një nga ato ngushëllimet e  vogla që i japin vlerë jetës suaj.

Kapuçino

Nëse pini kapuçino jeni një individ shumë i sofistikuar. Keni një stil për tu lavdëruar. Nuk jeni tipi i personit që i pëlqeni shakatë pa kripë. Ju keni një mendje shumë krijuese dhe natyra juaj sociale ju bën një mik shumë të mirë.

Kafe me akull

Nëse pini kafe me akull, ju jeni një person shumë këmbëngulës. Keni një qëndrim proaktiv dhe nuk keni kohë për pështjellim apo dramë. Keni shumë kontroll mbi emocionet tuaja. Nga njëra anë  jeni të organizuar dhe sistematik dhe nga ana tjetër jeni pak të çrregullt.