Ballina LAJME “Lleshaj”, Meta: Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek un...

“Lleshaj”, Meta: Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek un për të cënuar Kushtetutën

Presidenti Meta i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarëve të Europës Juglindore, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pjesëmarrës.

Presidenti Meta u dha përgjigje edhe pyetjeve për politikën e brendshme dhe të politikës rajonale, ku në mes tyre ishin edhe pyetjet për çështjen “Gruevski” dhe për dekretimin e Sandër Lleshajt.

“Unë mendoj se çdo politikan, aq më tepër një politikan me përgjegjësi të madhe në vendin e tij, siç është rasti në fjalë, nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike.

Ndërsa për dekretimin e Sandër LLeshajt, Presidenti u shpreh se: “Për dekretin, unë nuk jam përfshirë në asnjë deklaratë të tillë dhe në asnjë polemikë. Unë jam President i Republikës për të respektuar i pari Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë. Këtë e kam bërë dhe e bëj me përkushtim maksimal dhe nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cenuar Kushtetutën dhe, sikurse ju e dini, jam shprehur edhe publikisht për të informuar Kuvendin, në rast se Kuvendi kërkon sqarime. Kam takuar edhe Kryetarin e Kuvendit për këtë çështje”, – u shpreh ai.

Nga ana tjetëwr Presidenti u prenoncua edhe për situatën në Kosovën, konkretisht për negociatat me Serbinë, i cili u shpreh se e mbështet fuqimisht këtë dialog.

“Nuk mund të them diçka më shumë sesa fakti që ne mbështesim fuqimisht këtë dialog dhe shpresojmë sa më shpejt të kemi në marrëveshje, e cila ndihmon të dyja vendet të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet,”- u shpreh Presidenti.