Ballina LAJME Liverpool gjunjëzon edhe Manchester City-n, shkëputet 8 pikë në krye të Premier...

Liverpool gjunjëzon edhe Manchester City-n, shkëputet 8 pikë në krye të Premier League

Liverpool nuk ka toleruar as Manchester City-n e Guardiolas në Anfield Road duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Të kuqtë përballë ekipit të cilin e konsiderojnë si rivalin kryesor për titull këtë vit e tronditën që në 13 minutat e para. Fabinho me një ‘raketë’ në minutën e 6 zhbllokoi shifrat ndërsa në minutën e 13′ një aksion i frikshëm nga krahu i djathtë u finalizua me kokë nga Mohamed Salah. Po me fillimin e pjesës së dytë Sane trefishoi në minutën e 51 me një goditje me kokë.

Golin e vetëm për The Citizens e shënoi Bernardo Siva 12 minuta nga përfundimi i ndeshjes. Ekipi i Jurgen Klopp nuk njeh humbje në kampionat ndërkohë që ka 11 fitore dhe vetëm një barazim ndaj Manchester United në Old Trafford. Tashmë Liverpool shkëputet me 8 pikë në krye, dhe poshtë nuk ka më Manchester Cityn por Leicesterin dhe Chelsea-n.

Leicester duket se do të tentojë të përsërisë ‘mrekullinë’ e  2016, kurse Chelsea i Lampard javës tjetër udhëton në Etihad Stadium ku do të përballet me Manchester City. Edhe nga kjo sfidë e fituar do të dalë Liverpool në fund pasi një prej rivalëve do të humbasë pikë.