LIVE, Basha i bën thirrje qeverisë të rrisë testimet e Covid-19, “Anuloni koncensionet që të suportoni qytetarët”

77

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar se sipas tij numri i testimeve që po kryen në Shqipëri për të parandaluar koronavirusin janë të pakta. Ndër të tjera ai shprehet se qeveria mund të gjejë paratë që i duhen për të suportuar efektet e krizës së tanishme duke anulluar koncesionet, gjë që mund ta bëjë me anë të ligjit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Insistoj në testimin e më të ekspozuarve, kryesisht personelit shëndetësor dhe kategorive në rrezik. Nënvizoj domosdoshmërinë e nisjes së sistemit të gjurmimit në bashkëpunim, ku me gjurmim dhe izolim të sjellim rezultate të vërteta në izolimin e të infektuarve. Në të kundërt sakrifica rrezikon që të shkojë dëm. Duhet ta dimë ku i kemi këta të infektuar. Duhet transparencë për testimet dhe kapacitetet tona për të testuar. Mostestimi do e çoj gjithë sakrificën kot”,- me këto fjalë është shprehur lideri i opozitës Lulzim Basha

Përqindja e viktimave në raport me shifrat e konfirmuara mbetet e lartë, çka do të thotë se përqindja e testimeve është shumë e ulët.

Basha gjithashtu është shprehur se opozita bën vazhdimisht propozime dhe se është e gatshme të bashkëpunojë për mirëmenaxhimin e situatës.