Ballina Showbiz Lista e “Topit të Artë” bën xhiron e rrjeteve sociale, zbulohet fituesi

Lista e “Topit të Artë” bën xhiron e rrjeteve sociale, zbulohet fituesi

Zhvillohet mbrëmjen e sotme në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë”, çmimi i përvitshëm që jepet nga revista “France Football”, ku 173 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë të vitit. Parashikimet janë të mëdha që fituesi të jetë Luka Modriç, e duke lënë pas në podium Kristiano Ronaldon dhe Antuan Grizman. Kroati mendohet të jetë i pari që do të thyejë hegjemoninë 10-vjeçarë të Ronaldos dhe Mesit në këtë çmim individual, ku të dy e kanë fituar nga 5 herë. I fundit para tyre, ka qenë Kaka që e ka fituar këtë çmim. “France Football”, do të publikojë renditjen e 30 të nominuarve, deri në kulmin e mbrëmjes, që do të nisë në orën 21:00, e ku do të akordohet edhe çmimi i madh i “Topit të Artë”.

Edinson Kavani, Sadio Mane dhe Marselo, ndajnë vendin e 22-të në listën e Topit të Artë.

22- Edinson Kavani

22- Sadio Mane

22- Marselo

Në rrjetet sociale po qarkullon një listë me 30 të nominuarit e Topit të Artë, ku vendin e parë e zë Modriç me 753, ndërsa Ronaldo ndjek i dytë, e Grizman i treti. Koincidencë që e bën të besueshme këtë listë, është fakti se deri në këto momente, vendet e fundit nga 30 të nominuarit që janë publikuar nga France Football, janë ekzatësisht të njëjtët.

Alison Beker, Mario Manxukiç dhe Jan Oblak, ndajnë vendin e 25-të.

25- Alison Beker

25- Mario Manxukiç

25- Jan Oblak

Diego Godin, në vendin e 28-të sipas votave.

28- Diego Godin

Isko dhe Hugo Loris ndajnë vendin e 29-të.

29- Isko

29- Hugo Loris/a/meta