Ballina Showbiz Lista e konkurrentëve të Festivalit të RTSH, kush do këndojë natën e...

Lista e konkurrentëve të Festivalit të RTSH, kush do këndojë natën e parë

Pas dy javësh çelet festivali i muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i RTSH-së që ka dhe edicionin e 57-të të tyre. Në datat 20-21-22 dhjetor, festivali i 57-të do të performojë krah për krah me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar në Pallatin e Kongreseve.

Para pak ditësh është hedhur edhe shorti që përcakton radhën e këngëve konkurruese në natën e parë të Fest’ 57.

Bojken Lako, Alar Band, Lidia Lu, Kujtim Prodani, Gjergj Leka, Dilan Reka, Mirud, Jonida Maliqi, Elton Deda, Elona Islamaj, Klodiana Vata, Klint Çollaku, Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti, Kelly, Bruno Pollogati, Marko Strazimiri dhe Imbro, Lorela Sejdini, Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Aurel Thëllimi, Orgesa Zaimi.