Ballina LAJME Lirohen 4 kuksianët që u ndaluan pas protestës te KZAZ

Lirohen 4 kuksianët që u ndaluan pas protestës te KZAZ

Gjykata e Kukësit ka vendosur që 4 personat që protestuan kundër Edi Ramës dhe zgjedhjeve që ai kërkon të bëjë, të lënë qelitë.

Gjykata ka vendosur që të 4 personat e ndaluar nga policia të rrinë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Tre prej të arrestuarve nga policia, ishin punonjës të Bashkisë së Kukësit, ndërsa i  katërti qytetar.

Katër personat ishin ndaluar pasi protestuan dhe larguan KZAZ-në numër 11 nga ambientet e palestrës së shkollës Havni Nela në qytetin e Kukësit.