Ballina Aktualitet Lira turke në pikiatë, frikë në tregje

Lira turke në pikiatë, frikë në tregje

Pas shkarkimit nga ana e Presidentit Erdogan të Guvernatorit të bankës Qëndrore Turke Murat Cetinkaya, kuotat e Lirës turke kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke shtuar shqetësimet e investitorëve në tregje. Monedha turke ra me 2.1 përqind kundrejt monedhës amerikane, për një vlerë korresponduese prej 5.75 lira për një dollar.

Sipas shumë vëzhguesve, rezistenca e ish guvernatorit Murat Cetinkaya ndaj dëshirave të presidentit për të ulur normat e interest, i kushtoi atij vendin e punës.

Për Erdoganin që është duke luftuar me një situatë të vështirë ekonomike, kjo është një fitore e re, e cila megjithatë mbart me vete rrezikun e uljes së kredibilitetit të institucioneve financiare.