Lira Koça rrëfen mbi ditët e fundit të jetës së të birit:”Thanë se e kishte psikologjike”

62

Nëna e të ndjerit Xhino Koça ka rrëfyer në emisionin “Open” detaje nga gjendja e të birit ditët që ai u shtrua në spital në Tiranë.

Xhino, një djalë 29 vjeç ndërmorri aktin ekstrem duke u hedhur nga dritarja e dhomës së tij në spitalin COVID2.

Një akt ky i mistershëm, konsideruar karakterin e tij solar dhe optimist.

Por ja çfarë thotë nëna e tij, stilistja e njohur Lira Koça.

“Xhino ngjitet lart me mjekun dhe ne kthehemi në Durrës. Nuk na dhanë arsye, biles i dhashë unë parametrat e analizave që kisha bërë në Durrës. E lashë të qetë djalin dhe unë gjithashtu. Biseduam gjatë pasdites, ishte i qetë, ishte mirë. Tha që i kishin bërë vetëm një serum me paracetamol dhe tha duke qeshur se qenkemi torturuar kot me batanije dhe shtoi se nuk më kanë dhënë ilace të tjera, ndoshta ngaqë i kam pirë ilacet e mëlcisë në mëngjes.

E diela vazhdon jashtë mase e qetë. Xhino ishte i qetë dhe duke e parë ashtu nuk e kam marrë mundimin që ta pyes si ndihet. Thjesht më tha që është shtruar në një dhomë me 5 të sëmurë ndërsa të dielën thotë se kam lëvizur vetë në një dhomë katërshe se ishin të sëmurë rëndë. Thashë kërkova oksigjen se më dukej se po më merrej fryma.

Edhe gjatë ditës së hënë, paradite thuajse jemi të qetë. Nga pasditje, kur e pyes si je, më thotë më duket sikur më merret fryma dhe kam gërvishtje në fyt. Po sot gjithë ditën kam komunikuar me shokët sepse me datë 10 Gusht kishte organizuar pushimet me shokët e vet dhe do kthehej me Kanada për punë dhe studime. Gjatë të hënës kemi komunikuar shumë dhe më thotë ndoshta e kam ngaqë kam folur më shumë.

Nata kalon e qetë dhe jemi të martën në mëngjes, Xhino fillon gradualisht dhe shton dozën e ankesave. E kuptova që Xhino ishte i shqetësuar. Dhe dita e martë kalon kryesisht e qetë, por ne e kuptojmë se ndjejmë që i ka hyrë frika dhe vetëm kaq. Por të martën, duke hyrë e mërkura dhe këtu fillon alarmimi, Xhino i ankohet djalit të madh se është shumë keq dhe vuan nga frymëmarrja. Biseda që bënte Xhino me djalin ishte e frikshme. Dukej sikur merrte frymë një i moshuar. Atëherë djali arrin në Tiranë dhe të mërkurën e vetmja gjë që na sugjerohet është se na theksohet në mënyrë të sigurtë se është shumë mirë.

Thanë nuk ka asgjë dhe e ka thjesht psikologjike se është në një institucion spitalor. Vjen e mërkura, që gjatë ditës shoqërohet me ankesa që Xhino thoshte se i merrej fryma dhe ndërkohë ankohet për pagjumësi. Pra nga e marta në mëngjes bën 24 orë pa gjumë dhe na e thoshte herë pas here. Rreth orës 6.30-7, temperatura i shko 39, i bëjnë një serum dhe pasi i ulet temperatura erdhën mesazhet.