Ballina Uncategorized Lip fillers, informacioni që duhet të dini nga mjeku ekspert David Cangello

Lip fillers, informacioni që duhet të dini nga mjeku ekspert David Cangello

Me një influencë të madhe nga yjet e Hollywood dhe të Instagramit duket se të gjitha vajzat po tundohen gjithnjë e më shumë nga tendenca e fryrjes së buzëve, për tu dhënë një pamje më të plotë dhe joshëse. Por kemi dëgjuar e parë shumë raste pothuajse të frikshme pasi kanë kryer kirurgjinë në vende jo të mirfillta për ushtrimin e ketij profesioni. Për këdo që është interesohet mbi këtë procedurë, eksperti i lip-filler Dr. David Cangello në “Cangello Plastic Surgery”, në Neë York City, shpjegon informacionet thelbësore që duhet të dini para se të rezervoni takimin tuaj të parë me mjekun kirurg.

Mbushjet e buzëve përbëhen nga Acidi Hyaluronik një substancë natyrale e indeve konektive të organizmit. Për këtë arsye, nuk paraqet rrezik për infeksione, inflamacione lokale apo formimin e granulomave, komplikime të shpeshta nëse përdoren filler sintetikë. Më të zakonshmet që përdoren janë Restylane dhe Juvederm. Ata injektohen në indin e butë të buzës për të rritur volumin dhe madhësinë e buzës duke i dhënë kështu një pamje më voluminoze.

Mbushësit kanë tendencë të jenë edhe “hidrofilike”, që do të thotë se ata tërheqin ujë dhe mund të shtojnë efektin e pluskimit të mbushësit.

“Tendenca e mbushjes së buzëve është arsye tepër e dukshme psiko-sociale.Unë mendoj se buzët janë një pjesë e trupit që femrat dëshirojnë të duken më të  plota, më të guximshme, pasi kështu perceptohen si më tërheqëse,”- më tej Dr.Cangello.

Femrat që nuk duhet ta aplikojnë pasi i ndikon në shëndet janë shtatzënat dhe gjithashtu kushdo që ka një alergji ose ndjeshmëri të lartë ndaj mbushësve, ose ndonjë prej përbërësve të tyre. Një kirurg i çertifikuar i plastikës është çelësi kyç për rezultate të mira estetike dhe pamjen që dëshironi. Mënyra më e mirë për të siguruar këtë është duke parë fotografitë e punës së mjekut dhe leximin e rishikimeve, ose marrjen e një kërkese personale nga dikush që e dini se ka njohuri për punën e mjekut.