Ballina BOTA Lindje-Perëndim, Brexit sprova për Theresa May

Lindje-Perëndim, Brexit sprova për Theresa May

Gati dy vjet e gjysmë nga dita e referendumit te shkëputjes së Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian, Theresa May arriti të vuloste me Brukselin marrëveshjen që do të parandalonte një dalje të vështirë të vendit të saj nga blloku dhe draftin e miratuar, e paraqiti në Londër.  Shumë pak pas kësaj, në sistemin politik të Britanisë, shpërtheu kaosi.

Ngjarjet e Kryeministrja britanike e gjeti papritmas veten në vijën e zjarrit që i mbërrin nga të gjitha anët.

Prej kohësh tashmë është vënë re qartë një përçarje e thellë e kampit pro-brexit brenda vetë partisë së saj konservatore. Nga njëra anë, qëndrojnë mbështetësit e idesë së një largimi të ashpër, grupimi që i mëshon ndërprerjes së qartë të marrëdhënieve me bllokun, e që këmbëngul për ndarjen e legjislacionit britanik nga ligjet europiane për çështje të cilat nisin nga tregtia apo emigracioni e deri tek rregulloret e produkteve.

Marrëveshja parashikon një fazë kalimtare deri në 2020-tën, periudhë kjo që supozohet t`i japë Britanisë një frymëmarrje, duke i lejuar në vazhdimësi qasjen në tregun e brendshëm të bllokut, pa e rënduar me dogana shtesë. Nga ana tjetër, nuk u lanë jashtë vëmendjes as të drejtat e qytetarëve të të dyja palëve, pretendimet financiare të Londrës apo dhe ajo që i vonoi më shumë negociatat: çështja nevralgjike e kufirit irlandez.

Duhen 320 vota që marrëveshja të miratohet: – Partia e Irlandës Veriore DUP nuk po e sulmon më qeverinë, por paktin nuk e përkrah. Janë 82 rebelë konservatorë që me shumë gjasë nuk do të jenë në krah të May-t, ndërsa disa zëra flasin dhe për një referendum të dytë Kryeministrja ka rreth 234 konservatore besnike në krah, por nuk mjaftojnë.

Edhe me mbështetjen e disa laburistëve, kështu siç paraqitet skema në këtë moment, votat ka pak gjasa të plotësohen.

Deri në javën e dytë të dhjetorit, gjërat sigurisht mund të ndryshojnë. May shpreson ndoshta se do të arrijë të bindë disa prej rebeleve e të fitojë përkrahjen e më shumë ligjvënësve opozitarë.