Ballina Kuriozitete Lind foshnja e parë nga një mitër e transplantuar nga një trup...

Lind foshnja e parë nga një mitër e transplantuar nga një trup i vdekur

Një foshnje ka lindur e shëndetshme nga një mitër e transplantuar nga një trup i vdekur.

Operacioni 10 orësh i transplantimit tek nëna dhe më vonë trajtimi i fertilitetit, u zhvillua në Sao Paolo, Brazil, në vitin 2016.

Nëna 32-vjeçare lindi pa mitër.

Ka pasur 39 transplantime të mitrës duke përdorur një donator që jetonte, përfshirë edhe nëna që dhurojnë mitrën për vajzat e tyre, duke rezultuar në lindjen e 11 foshnjeve.

Por 10 transplantet e mëparshme nga një donator i vdekur kanë dështuar ose kanë rezultuar me abort.

Në këtë rast dhuruesja e mitrës ishte një nënë e tre fëmijëve rreth 40 vjeç, e cila vdiq nga gjakderdhja në tru. Ndërsa marrësja vuante nga sindroma Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser, që do të thotë se vagina dhe mitra dështojnë të marrin formimin e duhur. Sindroma prek rreth një në çdo 4.500 gra.

Megjithatë, vezoret e saj ishin në rregull. Dhe mjekët ishin në gjendje të hiqnin vezët, t’i fekondonin me spermën e bashkëshortit të saj dhe më pas i ngrinë.

Gruas iu dhanë ilaçe që i dobësuan sistemin imunitar për të parandaluar që trupi i saj të refuzonte transplantin. Dhe rreth gjashtë javë më vonë, ajo filloi të kishte menstruacione.

Pas shtatë muajve, u futën në mitër vezët e pllenuara. Dhe, pas një shtatzanie normale lindi  foshnja 2.5kg me prerje cezariane.