Ballina LAJME Ligji për mbylljen e kazinove dhe basteve sot në kuvend, opozita vazhdon...

Ligji për mbylljen e kazinove dhe basteve sot në kuvend, opozita vazhdon bojkotin

Në kuvend pritet që sot të votohet ndryshimet për ligjin e lojrave të fatit.

Drafti i propozuar nga qeveria i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, garave në pistë, dhe çdo lloj basti të organizuar.

Kryeministri Edi Rama thekson se “ligji ndalon bixhozin, kazino, baste sportive, baste për gara qensh, kuajsh, luftra gjelash, off apo online pa asnjë përjashtim.”

Kryetari i vendit ka thënë gjithashtu se sot në Kuvend do të flasë edhe për Opozitën, e cila qysh prej nisjes së sezonit të ri ka filluar të ketë një mardhënie të kushtëzuar me parlamentin.

“E po nesër dhe ca fjalë për lloto, opozitën e për bastet e gjysmëgjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave”