Ballina Aktualitet Lidh të moshuarin dhe e grabit, policia zbulon shqiptarin në Itali

Lidh të moshuarin dhe e grabit, policia zbulon shqiptarin në Itali

Zbulohet nga policia një shqiptar, autori i grabitjes me dhunë të një të moshuari në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, u identifikua pas një viti hetimesh.

Ai është një 28-vjecar që jeton në Siena, me disa precedentë për krime kundër pronës dhe personit.

Më 15 shkurt, 2018 ai së bashku me një tjetër, duke u maskuar se ishin punonjës të promovimit për kontratat e lira të energjisë arritën të hyjnë në banesën e të moshuarit, që jetonte i vetëm.

E kapën dhe e shtrinë përtokë, i zunë gojën me peshqir që të mos bërtiste dhe më pas i bastisën tërë banesën.

Vodhën sende me vlerë, një koleksion prej 20 orësh dhe më pas u larguan. Viktima mundi të japë alarmin për ndihmë dhe policia nisi hetimet.

Rezultoi se shqiptarët kishin tentuar të hynin në të tjera banesa në atë zonë, kryesisht në shtëpi që ishin të moshuar të vetmuar. Një prej tyre kishte arritur t’i shikonte nga dritarja dhe më pas i dha të dhënë të detajuara policisë dhe bëri verifikimin përmes fotove.