Lideri i “Samsung” ndërron jetë, humbje e madhe për kompaninë!

53

Lee Kun Hee, “koka” që komandonte kompaninë e njohur Samsung, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Seul, në moshën 78 vjeç.

“Ai u shtrua në spital pas një ataku kardiak, gjashtë vjet më parë dhe kishte qenë i shtrirë që prej asaj kohe”.

Agjensia e lajmeve Yonhap, raportoi se ai kishte qenë në gjendje të merrte frymë pa instrumente mjekësore, por nuk u shërua plotësisht asnjëherë që nga ai episod.

Lee ishte djali i themeluesit të Samsung-ut Lee Byung Chul.

Që nga viti 1987 ai ka qenë në drejtimin e firmës gjigande.

Kjo e bëri atë njeriun më të pasur të Koresë së Jugut që nga viti 2009.

Revista “Forbes”, e ka vlerësuar pasurinë e tij 20 miliardë dollarë.