Ballina Showbiz Libri i dytë i Renato Mekollit në Panairin e Librit

Libri i dytë i Renato Mekollit në Panairin e Librit

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli sjell për amvisat dhe këdo që ka pasion gatimin receta të thjeshta dhe të shëndetshme.

“50 shijet e pastave” është libri i tij i dytë, i cili do të jetë prezent edhe në Panairin e Librit që do të mbahet sërish këtë vit në kryeqytet.

Receta të shpejta, të lehta për t`u gatuar por mbi të gjitha të shëndetshme. Sekretet e tyre shefi i kuzhinës Mekolli i sjell si një ndërthurje e gatimeve tradicionale dhe atyre moderne, së bashku me recetat unike të krijuara nga vetë ai.