Ballina Aktualitet Librazhd, fugoni bie 40 metra në humnerë, tre persona të plagosur rëndë

Librazhd, fugoni bie 40 metra në humnerë, tre persona të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur Pishkash, ku janë plagosur rëndë tre persona.

Si pasojë drejtuesi i mjetiti dhe dy pasagjerë janë aksidentuar rëndë, dhe po transportohen për në spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen shkaqeve të aksidentit.