Ballina Uncategorized Librazhd, aksion pastrimi nga të rinjtë në mbrojtje të mjedisit

Librazhd, aksion pastrimi nga të rinjtë në mbrojtje të mjedisit

Keqmenaxhimi i mbeturinave ngadalëson zhvillimin, ndot mjedisin si dhe, ndikon mbi shëndetin tonë. Zhvillimi i qendrueshëm mjedisor është një çështje e nënvlerësuar e të drejtave të njeriut, pasi ndotja dhe keqpërdorimi pasurive natyrore prekin pjestarët e shoqërisë.

Po behet gjithnjë e më e nevojshme ndërgjegjësimi i publikut për të nxitur veprime konkrete në mbrojtje të mjedisit.

Në bashkinë Librazhd, nxënësit e shkollës “Genc Leka”, organizuan një konkurs pikturash mbi mjedisin si dhe më pas kryen një aksion pastrimi në një nga pikat më të ndotura të lumit Shkumbin. Këto aktivitete u organizuan në javën kombëtare të ujit dhe synojnë rritjen e sensibilizimit për mbrojtjen e lumit Shkumbin dhe mjedisit në përgjithësi.
Organizata Albnatyra, ështe një nga partneret e Programit ReLOaD. Programi financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile.