Ballina Aktualitet Librazhd, 55-vjeçari i zhdukur prej 20 ditësh gjendet i mbytur në liqen

Librazhd, 55-vjeçari i zhdukur prej 20 ditësh gjendet i mbytur në liqen

Një banor i zonës së Lunikut, në Librazhd, i zhdukur nga shtëpia që prej 20 ditësh, është gjendur sot i mbytur në liqenin e Fushë Studës. Burimet policore bëjnë të ditur se trupi i pajetë, i nxjerrë nga liqeni, i përket shtetasit I. Lala, 55-vjeç, i zhdukur nga shtëpia gati tri javë më parë.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune. Megjithatë, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.