Ballina BOTA Liam fotografohet duke darkuar me një modele mjaft të njohur

Liam fotografohet duke darkuar me një modele mjaft të njohur

Në fillim të muajit mësuam se këngëtari britanik, Liam Payne i kishte dhënë fund lidhjes me supermodelen Naomi Campbell. Dhe me sa duket, këngëtari po kërkon tani mënyra të reja për të rregulluar problemet e zemrës, pasi është fotografuar duke darkuar me një modele mjaft të njohur. Bëhet fjalë për modelen e Victoria’s Secret, Stella Maxwell, e cila nuk ka shumë kohë që ka dalë nga një lidhje lesbike me aktoren Kristen Stewart.

Ish ylli i One Direction, 25 vjeç, u pa duke kaluar kohë me engjëllin në Berlin dhe duke biseduar shumë pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, për të mos tërhequr vëmendje, Liam dhe Stella u panë duke ardhur veçmas në restorant. Stella është single pas ndarjes nga aktorja e famshme në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë, Naomi dhe Liam kanë qëndruar miq pasi sipas një burimi pranë dyshes, mes tyre nuk ka mëri. Një burim tha për “The Mirror”: “Liam dhe Naomi argëtoheshin së bashku, ata ia kalonin mirë por thjesht nuk ishte e shkruar”.

“Ata do të qëndrojnë miq, nuk ka mëri nga asnjëri prej tyre”.