Ballina Aktualitet Lezhë, vijon rënia e gurëve në Torovicë

Lezhë, vijon rënia e gurëve në Torovicë

Një gur i përmasave të mëdha, ka rënë gjatë pasdites së kësaj të shtune në aksin rrugor Balldre-Torovicë, në Lezhë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Siç e dimë prej kohësh situata e rënies së gurëve në këtë zonë është alarmante. Ndërkohë, deri tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin që po rrezikon çdo ditë jetë njerëzish.

Ndërkohë, është vështirësuar për momentin njëri kah i lëvizjes së automjeteve, ndërkohë që banorët prej kohësh ndihen të rrezikuar nga ky fenomen.

Prej më shumë se një viti si pasojë e rënies së gurëve situata në Torovicë është mjaft problematike, ndërsa 1 vit më parë humbën jetën tre persona pasi makina në të cilën udhëtonin u godit nga një gurë.