Ballina Aktualitet Lezhë, tentuan të vrasin të riun në shtator, arrestohen dy autorët

Lezhë, tentuan të vrasin të riun në shtator, arrestohen dy autorët

Policia e Shtetit në Lezhë ka arrestuar dy të rinjtë Kristjan Ndoci dhe Kristian Petuku, pasi, më 28 shtator, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Saimir Nikolla.

Sipas burimeve policore, në kohën kur ndodhi ngjarja, të rinjtë ishin konfliktuar lidhur me një borxh prej 400 mijë lekësh. Konflikti solli deri edhe përdorimin e armëve të zjarrit nga 25-vjeçarët Ndoci dhe Petuku.

Shtetasi Saimir Nikolla u kishte shpëtuar plumbave, ndërsa autorët ishin larguar në drejtim të paditur. Ata u arrestuan mbrëmë dhe tani ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.