Ballina Aktualitet Lezhë, shkëputet një tjetër shkëmb nga mali në Torovicë

Lezhë, shkëputet një tjetër shkëmb nga mali në Torovicë

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar rënien e një tjetër shkëmbi në Torovicë të Lezhës. Fatmirësisht shkëmbi ka ndaluar në rrugë në një kohë kur nuk kalonin mjete.

Shkëmbi ka rënë në kilometrin e 4-ët të rrugës Balldre–Torovicë shumë pranë banesave që ndodhen në këtë zonë. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Ditën e martë, dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese. Për fat nuk pati të plagosur, por për pak ngjarja mund të kthehej në një tragjedi. Pesë anëtarët e familjes u traumatizuan pasi kujtojnë ngjarjen e një viti më parë, kur vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve.