Ballina Aktualitet Lezhë, sekuestrohen mina me telekomandë edhe heroinë

Lezhë, sekuestrohen mina me telekomandë edhe heroinë

Katër mina të telekomanduara dhe 130 gram drogë e llojit heroinë u sekuestruan sot nga policia vendore e Lezhës gjatë operacionit të koduar policor “Trotyl”. Policia arrestoi në flagrancë në qytetin e Lezhës shtetasin 52 vjeçar Ali Novi, nga Elbasani, të cilit gjatë kontrollit ju gjetën minat e telekomanduara dhe droga, të cilat ai i mbante me vetë në një çantë sportive. Deri tani, policia nuk ka bërë ndonjë njoftim mbi destinacionin e minave te telekomanduara.