Ballina Aktualitet Lezhë, sekuestrohen armë e drogë, pranga poseduesve

Lezhë, sekuestrohen armë e drogë, pranga poseduesve

Policia e Lezhës ditën e sotme ka sekuestruar drogë dhe armë, në pranga kanë rënë dy poseduesit e tyre.

Mësohet se blutë kanë kryer kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë nga forcat policore Lezhë. Si dhe u kapën edhe 3 shtetas të dënuar me masë sigurie “Arrest me Burg.”

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë janë kryer kontrolle në të gjithë zonën me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe e veprimtarive të paligjshme.