Ballina Aktualitet Lezhë, sekuestrohen 96 kg drogë në banesë, arrestohet 46-vjeçari

Lezhë, sekuestrohen 96 kg drogë në banesë, arrestohet 46-vjeçari

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, policia e Lezhës ka sekuestruar një sasi prej 96 kg kanabis.

Kanabisi u gjet në banesën e 46-vjeçarit , Agron Tafaj. Policia e Qarkut të Lezhës ka zhvilluar kontrolle në të gjithë territorin për goditjen dhe ndëshkimin e të fortëve, duke shoqëruar në Komisariat edhe 21 persona.