Ballina Ekonomi / Biznes Lezhë, rikonstruktohet ura e vjetër mbi lumin Drin

Lezhë, rikonstruktohet ura e vjetër mbi lumin Drin

Ura e vjetër mbi lumin Drin në lagjen ”Skënderbeg” në qytetin e Lezhës është drejt përfundimit .

Bashkia e Lezhës ka realizuar rikonstruksionin e urës në të gjithë elementët e amortizuar, duke e bërë të kalueshme brenda çdo standardi.

Rikonstruksioni i rrugës do të shmangë çdo rrezik të mundshëm dhe zhurmat shqetësuese për banorët.

Kjo urë i vjen në ndihmë qindra banoreve të lagjes ”Skënderbeg”, dhe do të përdoret edhe si pikë hyrëse e automjeteve në qytet, me qëllim normalizimin e trafikut që krijohet ne qytet.

Ura e vjetër në Lezhë, është një monument historik e ndërtuar qindra vite me pare, ku dhe rikonstruksioni i saj po bëhet me një arkitekturë që ruan historinë e saj qindra vjeçare. Ajo ishte bërë e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët, për shkak të amortizimit të tejskajshëm të saj.