Lezhë, qëllohet me armë godina e njësisë administrative

50

Godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë është qëlluar me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet e menjëhershme dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë, por Policia ka shoqëruar 10 persona.