Ballina Aktualitet Lezhë, punonjësit e bashkisë protestojnë si fermerë, të Shkodrës si shoferë, të...

Lezhë, punonjësit e bashkisë protestojnë si fermerë, të Shkodrës si shoferë, të Kavajës si francezë

Pas protestave që po mbahen aktualisht paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ironizuar përmes një postimi në ‘Twitter’.

Teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të ”përdoren si qendër graviteti e revolucionit” nga Kryemadhi dhe Basha.

“Interesant😊Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë🤔 Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës🤮Jo politikë?😉”, – shkruan Rama.