Ballina Kronikë Lezhë, personi i vrarë me armë zjarri, kryeplaku i fshatit

Lezhë, personi i vrarë me armë zjarri, kryeplaku i fshatit

Kryeplaku i fshatit Merqi në Lezhë është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie, ndërsa mësohet se viktima është Gjin Marku.

Sipas policisë Marku ka qenë duke punuar në parcelë, ku fillimisht është konfliktuar me shtetasin T.Gj, mik në familjen e viktimës dhe më pas është vrarë.

“Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës  nga Fshati Kashnjet Lezhë”, sqaron policia.

Blutë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.