Ballina Aktualitet Lezhë, përfshihet nga flakët konvikti i një shkolle

Lezhë, përfshihet nga flakët konvikti i një shkolle

Konvikti i Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë si rrjedhojë e një defekti në rrjetin elektrik të konviktit.

Zjarri ka krijuar frikë dhe panik, pasi në ato ambiente gjendet edhe Kopshti “Besëlidhja”. Raportohet se të gjithë fëmijët janë evakuar, dhe tani gjenden jashtë rrezikut.