Lezhë, përfshihet nga flakët kati i katër i një pallati

27

Kati i katër i një pallati në Lezhë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në lagjen “Beslidhja”.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset të cilët shuan flakët. Ende nuk dihen shkaqet, por paraprakisht dyshohet një bombul gazi.