Ballina Aktualitet Lezhë, operacioni “Vol-Vo 4”, në pranga 32-vjeçari

Lezhë, operacioni “Vol-Vo 4”, në pranga 32-vjeçari

Një tjetër person i shpallur në kërkim, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale shpërdorim detyre, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal, falsifikim i dokumenteve, falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve, dhe shpërdorim i tokës.

Ky shtetas, dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin “Vol-Vo 4” në tetor 2018.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.