Ballina Aktualitet Lezhë, ndizen dritat e fundvitit

Lezhë, ndizen dritat e fundvitit

Ashtu siç është traditë, Bashkia e Lezhës ndezi dritat e zbukurimeve të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, ku fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.

Sheshet dhe rrugët kryesore janë zbukuruar me drita e dekor shumëngjyrësh.
Pema e Vitit të Ri, është vendosur në qendër të qytetit. Ndërsa ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë.
Ndërsa ka uruar festat kryebashkiaku Fran Frrokaj, tha se, Lezha këtë vit do të jetë një qënder e madhe festimesh.

“Uroj që 2019 të jetë një vit i begatë,”-tha ai.

Ndryshe nga vitet e tjera, ndezja e dritave festive në Lezhë është shoqëruar edhe me aktivitet kulturor, që është sjellë nga fëmijët e shkollave të qytetit.