Ballina Aktualitet Lezhë, ministri i dekretuar Lleshaj, takim me efektivat e Policisë së Shtetit

Lezhë, ministri i dekretuar Lleshaj, takim me efektivat e Policisë së Shtetit

Pas njoftimit të dekretimit të tij në postin e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim sot me drejtuesit dhe strukturat e Policisë së Shtetit në Lezhë. Edhe në këtë qytet, synimi i takimit ishte dhënia e porosive të tij sa i përket luftës kundër krimit dhe marrëdhënieve të Policisë së Shtetit me qytetarët.

Ky është takimi i katërt i Lleshajt me strukturat vendore të Policisë së Shtetit, pasi më herët ai ka zhvilluar takime në Shkodër, Durrës e Elbasan, disa prej qyteteve të përmendura shpesh për nivelin e lartë të kriminalitetit.