Ballina Aktualitet Lezhë, memoriali i restauruar i Skënderbeut

Lezhë, memoriali i restauruar i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, tashmë me pamje të re, përfaqëson një prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama e ka përcjellë këtë të diel urimin për një ditë të mbarë me pamje të memorialit të restauruar.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ku pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shijohet një ndryshim si nata me ditën, ju uroj një të diel të qetë,” – thotë Rama.

Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës.

Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga Memoriali i Skënderbeut, ku pas përfundimit të restaurimit tërësor mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit, shijohet një ndryshim si nata me ditën, ju uroj një të dielë të qetë 🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 15. Dezember 2018