Ballina Aktualitet Lezhë, lideri demokrat Basha: Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të...

Lezhë, lideri demokrat Basha: Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarët në Lezhës, u shpreh se kryeministri Edi Rama i do njerëzit në emigracion dhe jo në Shqipëri. Basha theksoi se do Shqipërinë e përjashtimit dhe jo atë të demokracisë dhe zhvillimit.

“Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit, – tha kreu i Partisë Demokratike. – Ramës i ka ikur truri, është i çoroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë.”

Basha shtoi se Partia Demokratike në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht realitetin në Shqipëri. Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të bëjë që të gjithë shqiptarët të jenë të përfshirë në demokraci, të gjithë të gëzojnë respektin dhe dinjitetin që iu takon e jo të shtypen nga kriminelë e banditë të lidhur me Edi Ramën.

“Partia Demokratike ka një program të qartë, – ka deklaruar lideri i opozitës. – Ne do të sjellim ndryshimet që i duhen Shqipërisë, për një demokraci gjithëpërfshirëse. Kemi një program të qartë ekonomik dhe social, që shqiptarët të mos vuajnë më për bukën e gojës. Beteja jonë është më shumë se elektorale, beteja jonë është për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare.”