Ballina Aktualitet Lezhë, kreu republikan Mediu: Më 16 shkurt, të protestojmë kundër së keqes

Lezhë, kreu republikan Mediu: Më 16 shkurt, të protestojmë kundër së keqes

Në kuadër të përgatitjeve për protestën e 16 shkurtit, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lezhë. Mediu u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë pa dallime politike, për të larguar, siç u shpreh ai, varfërinë, korrupsionin dhe krimin shtetëror.

“Ka ardhur koha që shqiptarët pa dallim politik, më datë 16 shkurt, të ngrihen kundër të keqes, kundër varfërisë, korrupsionit dhe krimit shtetëror, trafikut të drogës, të ngrihen kundër talljes dhe përbuzjes që Edi Rama i bën jetës së tyre, – nënvizoi kreu republikan Mediu. – Sot, kur sfidat tona si vend, si Shqipëri, janë më të mëdha, për fatin e keq, qeveria dhe Rama çdo ditë po dominohet nga interesa klanore, korruptive e kriminale. Evropa është kthyer në një realitet i largët, i paprekshëm.”

Mediu tha se qeveria e Ramës i ka vendosur shqiptarët para dy zgjidhjeve, të pranojnë mjerimin ose të largohen.