Ballina Aktualitet Lezhë, i kërkuari për kultivim droge kapet pas katër vjetësh

Lezhë, i kërkuari për kultivim droge kapet pas katër vjetësh

Policia e Lezhës ka ndaluar një 55-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në gusht të 2015, në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva. Në pranga ra Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë.

“Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike,”- sqaron policia në njoftimin zyrtar.