Ballina Aktualitet Lezhë, i bllokuan rrugën kryeministrit Rama, 11 të shoqëruar

Lezhë, i bllokuan rrugën kryeministrit Rama, 11 të shoqëruar

Procedohen dhe shoqërohen në Policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të pa ligjshëm dhe bllokim rruge.

Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës edhe nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Protestuesit i bllokuan rrugën kryeministrit në hyrje të Lezhës. Mes tyre dhjetëra simpatizantë të PD nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për disa orë e mbajnë të bllokuar rrugën ku duhet të kalonte kryeministri Rama, i cili ishte nisur drejt pukës.

Organizimi i kësaj proteste duket se gjeti edhe policinë e Lezhës të papërgatitur. Efektivet erdhën në vendngjarje pas grumbullimit të protestuesve.

Për disa çaste ka patur edhe tensione ku u përfshi dhe vetë drejtori i policisë Ferdinand Mara, në përpjekje për të mbajtur rrugën hapur.

Kryeministri mësohet se vijoi udhëtimin drejt pukës duke devijuar rrugë.